Vjedhje në një banesë në Shkup, vidhen 12.000.000 denarë!

Në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 02:40 në Shkup në rrugën “Dame Gruev” person i panjohur ka hyrë në banesën e A.P. (68) dhe ka kryer vjedhje të rëndë duke marrë 120.000 euro, 25.000 dollarë, 100.000 denarë, një kilogram e gjysmë stoli ari dhe një pistoletë me 120 plumba, të cilin e ka poseduar me leje.

Me këtë vjedhje kryerësi është pasuruar për 12.000.000 denarë, njofton policia. Sipas policisë po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryerësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button