Torres, golashënuesi më i mirë i “Euro 2012”

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Fernando Torres, fitoi “Topi i Artë” si golashënuesi më i mirë i Kampionatit Evropian.

Torres shënoi tre gola dhe ka pasur të njëjtin numër golash si Mario Manxhukiq (Kroaci), Mario Gomez (Gjermani), Mario Balotelli (Itali), Cristiano Ronaldo (Portugali) dhe Alan Dzagoyev (Rusi).

Torres dhe Gomes u ndanë nga ky grup, sepse ata përveç tre golave kishin edhe nga një asistim, ndërsa titulli i takoi spanjollit për faktin se ai kaloi më pak kohë në fushat e blerta sesa sulmuesi i përfaqësueses gjermane, Gomez.

Torres ka fituar këtë trofe në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes finale. Fillimisht, ai në  minutën e 84-të shënoi golin e tretë për Spanjën, dhe katër minuta më vonë ndihmoi bashkëlojtarin e tij në Chelsea, Juan Mata të shënoi golin e katërt dhe të shënoi rezultatin përfundimtar 4-0 kundër Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button