Macron: Ëndrra e Putinit është shpërbërja e BE-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ëndrra e presidentit rus Vladimir Putin, është “shpërbërja e BE-së”.

“E respektoj Vladimir Putinin dhe unë jam prej atyre që besojnë se duhet ndërtuar një arkitekturë të re të sigurisë me Rusinë, ne kemi nevojë për një diskutim të tillë me Rusinë. Megjithatë, ëndrra e Vladimir Putinit është shpërbërja e Bashkimit Evropian”, tha Macron të dielën në një intervistë me televizionin suedez SVT, transmeton zeri.info.

Me këtë rast, sipas agjencisë ruse Tass, deklaratat e pretenduara të Macronit se Putin dëshiron të “shpërbëjë BE-në”, zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia vazhdon për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me anëtarët e Unionit.

“Pasi që BE-ja është partner kryesor tregtar dhe ekonomik i Rusisë, edhe pse ajo është duke u pasuar nga Kina, ne jemi të interesuar në zhvillim, prosperitet, për një Bashkim Evropian të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm”, tha Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button