Zaev: Dita e parë shkollore, një nga ditët më të rëndësishme të çdo fëmije

Me rastin e vitit të ri shkollor 2018/2019, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbërr Ademi, vizitoi Shkollën Fillore “Aco Shopov” në lagjen Butel të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Ministrinë e Arsimit, ende nuk ka asnjë shifër zyrtare se sa studentë janë regjistruar këtë vit, ndërkohë që pritet numri zyrtar i shkollave. Megjithatë, jozyrtarisht, shifra është pak më shumë se 20 mijë nxënës të klasës së parë.

Kryeministri Zoran Zaev u uroi suskese nxënësve, veçanërisht atyre të klasës së parë, si dhë mësimdhënësve.

“Dita e parë e shkollës është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e çdo fëmije. Neve të rriturve gjithashtu na kujtohet dita e parë e shkollës. Ne institucionet shtetërore do të jemi këtu fuqishëm të angazhuar për t’i ndjekur të gjithë ata për të siguruar sa më shumë që të jetë e mundur kushte cilësore për realizimin e planeve dhe programeve mësimore”, deklaroi Zaev.

“Kjo ditë është një ditë e veçantë. Ju do ta mbani mend gjithë jetën tuaj. Nga sot e tutje, shumë nga gjërat më të rëndësishme në jetë do të ndodhin këtu në shkollë”, i porositi Zaev nxënësit e klasës së parë.

Kryeministri Zoran Zaev në ceremoni porositi edhe mësuesit në mënyrë jo egoiste ta ndajnë diturinë me fëmijët dhe t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të tyre.

– Maqedoni evropiane dhe arsim evropian

Ndërkohë, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se ishte kënaqësi që sot zyrtarisht shënuan fillimin e vitit të ri shkollor, i cili, sipas tij, paraqet sfidë për të gjithë, për institucionet, drejtoritë e shkollave, prindërit dhe vetë nxnënësit, posaçërisht ata të klasës së parë, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore.

“Në procesin e arsimimit të tyre, ata nuk janë vetëm, por janë së bashku me ne, prindërit, mësuesit, kështu që ne punojmë shumë për të siguruar për fëmijët, për brezat e ardhshëm, Maqedonia evropiane dhe arsim evropian”, tha Ademi.

Me manifestim në shkollën “Imri Elezi”, zyrtarisht nisi viti shkollor në Maqedoni (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button