Një migrant në Gjermani dënohet me burgim për vrasjen e ish të dashurës

Një gjykatë në Gjermani dënoi një migrant me tetë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e ish të dashurës së tij 15 vjeçe, transmeton REL.

Abdul D, i cili besohet të jetë afgan, pranoi se ka therur me thikë Mia V në muajin dhjetor, në qytetin Kandel.

Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe hakmarrja, pasi Mia, shtetase gjermane, është ndarë nga ai.

Rasti ka shkaktuar zemërim kombëtar dhe ka bërë që grupet e ekstremit të djathtë të organizojnë protesta ksenofobike, në kuadër të një fushate më të gjerë kundër migrantëve.

Protestat po ashtu kanë përfshirë qytetin lindor Çemnic, pasi një 35-vjeçar është therur për vdekje dhe dy persona, njëri nga Siria, tjetri nga Iraku, janë arrestuar në lidhje me rastin, një javë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button