Hulumtim: Shqiptarët dhe maqedonasit i bashkon anëtarësimi euro-atlantik

Indeksi i përgjithshëm i sigurisë në Maqedoni është 3.07, notë që tregon se siguria ende është e brishtë si rezultat i problemeve më të cilat përballen njerëzit si individë. Idenksi për siguri nacionale është 3.48, por megjithatë një pjesë e qytetarëve në Maqedoni vlerësojnë se ideja për Shqipëri të Madhe ende është e gjallë dhe se mund të ndikojë në destabilizim të brendshëm të shtetit. Këto janë të dhënat që sot janë prezantuar nga hulumtimi për sfidat e sigurisë në Republikën e Maqedonisë, në promovimin e botimit “Indeksi i sigurisë” nga autorët Cane Mojanoski dhe Marjan Gjurovski, njofton Portalb.mk.

“Në bazë të çështjeve që dalin nga siguria identitare dhe sociale, te një pjesë e qytetarëve ekziston frika se ende është e gjallë ideja për Shqipëri të madhe ose frika te një pjesë e popullatës shqiptare se nëse Maqedonia deri në fund të vitit 2019-të ose në fund të vitit 2020 nuk e përmbyll procesin euro-atlantik, krijon frikë të ndryshme dhe frustrime te një pjesë tjetër e qytetarëve. Mu këto integrime janë projekti i vetëm  i cili i bashkon të gjithë qytetarët në Maqedoni. Nëpërmjet këtij hulumtimi konfirmohet se projekti i vetëm koheziv është anëtarësimi i Maqedonisë dhe NATO-s, që do të sigurojë stabilitet dhe siguri”, theksoi Gjurovski.

Sipas tij, për shkak këtyre frikësimeve te qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, sistemi i sigurisë duhet që të përkushtohet në procesin e reformave dhe vlerësimit të rreziqeve të sigurisë dhe Maqedonia duhet që ta shfrytëzojë mundësinë historike për anëtarësimin në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button