Numri i të sapolindurve, me përjashtim, bie vazhdimisht prej vitit 2011!

Përveç numrit të fëmijëve të sapolindur, i cili në vitin 2006 ka qenë 22.585. ndërsa në vitin 2016 23.002, që me të vërtetë është një rritej e zbehtë, duhet t’i përgjigjemi pyetjes përse prej vitit 2010, kur numri i të sapolindurve ka arritur mbi 24 mijë, dhe në pas vazhdimisht ka rënë edhe gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së? Çka ndodhi në vitin 2011, për këtë rënie dramatike, siç do të thoshte Gjorçevi, 1.500 më pak fëmijë të sapolindur?

Deputeti dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, në konferencë për shtyp të mbajtur me 30.08.2018 doli me të dhëna jo të plota dhe me të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin, i cili ka të bëj me uljen e numrit të fëmijëve të sapolindur në Republikën e Maqedonisë:

Do të thotë, viti 2017 falë politikave anti-familjare, anti-ekonomike të qeverisë së Zaevit, kemi rënie historike të numrit të fëmijëve të sapolindur 21.700 fëmijë. Ky numër prej 21.700 është numri më i ulët në historinë e lindjes së fëmijëve në vitin 2017, rënie të dukshme me vetëm 6.3 përqind ka në tre mujorin e dytë të vitit. Shifra të habitshme. 

Do të shtoja edhe diçka. Qeveria e VMRO-DPMNE-së, të nderuar të pranishëm, ka qenë qeveria e vetme në pjesën jugore të Evropës e cila ka rritur numrin e fëmijëve të sapolindur prej vitit 2006 deri në vitin 2016. Numri i fëmijëve të lindur në 2005-2006 ka qenë 22.482, dhe e lamë 23.075 fëmijë të lindur. Kjo është rritje pothuajse prej tre përqind përgjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare… 

Kundërspin: Vllatko Gjorçev nuk është politikan i ri që të mos di se çfarë flet, në kuptimin që të mos verifikojë të dhënat ose të flet përmendësh. Por, përfundimin që solli në konferencë për shtyp në lidhje me uljen e numrit të të sapolindurve në vendbanimet e Republikës së Maqedonisë, nga aspekti i fëmijëve të sapolindur, duket sikur është i tillë. Sepse,është gjë e kotë të vlerësohet një politikë anti-familjare, anti-ekonomike, vetëm nëse bëhet krahasimi i fëmijëve të sapolindur në vitin 2017 dhe tremujori i dytë i vitit 2018. Por, shtrembërimi i të vërtetës, gjegjësish spini te Gjorgjiev është i dukshëm edhe në pjesën se VMRO-DPMNE ka qenë partia e vetme në qeveri e cila ka arritur që Maqedoninë ta bëj të vetmin vend me rritje të numrit të të sapolindurve, duke mos treguar se kjo parti pa pasur rënie dramatike dhe të vazhdueshme të numrave në këtë aspekt.

Vërtetmatësi kontrolloi të gjithë statistikat prej vitit 2006 deri në vitin 2018. Prej aty mund të shihet trend i uljes së shtimit natyror, edhe pse në disa vite ka pasur edhe rritje, ndërsa në disa të tjera rënie dramatike siç do të thoshte Gjorçev.

RËNIE DRAMATIKE TË NUMRIT TË FËMIJËVE TË LINDUR NË VITIN 2011

Në vitin 2011 Enti shtetëror për statistika doli me të dhëna se në vitin 2009 ka është shënuar një rritje në shtimin natyror mbi 3 përqind, sepse në atë vit kanë lindur mbi 700 fëmijë më shumë sesa në vitin 2008. Numri i përgjithshëm arrin 23.684.

Listën e të gjithë komunikatave Enti për këtë çështje, në vitin 2011 nuk e ja publikuar, e cila zakonisht publikihet në qershor me të dhënat e vitit paraprak. Por, në vazhdim kumtesa prej vitit 2012 dhe Baza Makstat, mund të shihet se në vitin 2010 kanë lindur 24.296 fëmijë.

Në komunikatën e vitit 2012, Enti shtetëror për statistika komunikon, siç do të thoshte Gjorçev, për rënie dramatike prej 6,3 përqind. Më saktë, në vitin 2011 ka pasur 22.770 fëmijë të sapolindur, gjegjësisht 1.526 fëmijë më pas se viti paraprak, 2010!

Në vitin 2012, përsëri, ESHS ka vërejtur rritje prej 3,5 përqind në raport me vitin 2011, gjegjësisht në vitin 2012 kanë lindur  23.568 fëmijë – thuhet në komunikatën e ESHS në vitin 2013.

Në vitin 2013, numri i fëmijëve të sapolindur bie përsëri. Edhe atë kanë lindur 23.138 fëmijë, gjë që shënon rënie prej 2 përqind në raport me vitin 2012, kumton ESHS.

Vitin në vazhdim, në 2014 këto 2 përqind në ndonjë mënyrë janë anuluar, sepse në vitin 2014 shënohet rritej e numrit të të sapolindurve me 458 fëmijë më shumë se në vitin 2013, gjegjësisht ka pasur 23.596 fëmijë të sapolindur.

Në vitin 2015, sipas burimit të njëjtë përsëri ka pasur rënie prej 2,2 përqind, sepse numri i të sapolindurve në atë vit ka arritur 23.075 fëmijë, gjegjësisht 521 fëmijë më pak se viti paraprak.

Në vitin 2016 rrënia është e vogël – prej 0,3 përqind, sepse kanë lindur 23.002 fëmijë, gjegjësisht 73 fëmijë më pak se në vitin 2015. Burimi është i njëjtë – komunikatë e ESHS.

Në vitin 2017, numrat e statistikave të ESHT tregon ulje prej 5 pëqind, gjegjësisht kanë lindur 24.754 fëmijë, gjegjësisht 1.248 fëmijë në raport me vitin 2016. Por atë pretendohet se ky është rezultat i politikave anti-familjare të Zaevit, duhen statistika precize për çdo tremujor, sepse LSDM mori qeverinë me 1 qershor të vitit 2017, dhe deri atëherë VMRO-DPMNE ishte akoma në qeveri.

Statistikën të cilën e deklaron Gjorçev për tremujorin e dytë të vitit 2018, duke cituar ESHS, thejsht nuk mund të merret si e dhënë mbi të cilën mund të ndërtohen trende dhe përfundime precize, sepse është e dhënë e cila ka të bëj me një tremujor, të realizuar në periudhën e njëjtë të vitit 2017.

NUMRI I FËMIJËVE BIE NË MËNYRË TË VAZHDUESHME ME VITE

Por, cili është përfundimi gjithëpërfshirës për këtë periudhë 10 vjeçare? Çka mundet të përfundohet prej statistikave në 10 vitet e fundit ose më shumë? Numri i fëmijëve të sapolindur në RM është i ulët, në rënie të vazhdueshme, pa mar parasysh rritjeve të vogla më saktë edhe atë prej vitit 2011.

Tebal: Numri i fëmijëve të sapolindur prej vitit 2007 deri në vitin 2017

2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
22.585 22.945 23.684 24.296 22.270 23.586 23.138 23.596 23.075 23.002

Burimi: ESHS– Makstat Baza, Shqyrtim për lëvizjen natyrore në vend ndër vite

Me të vërtetë, në vitin 2007, vitin e parët të plotë të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ka pasur një rritje të zbehtë prej 100 fëmijësh të lindur, e cila ka vazhduar edhe në vitin 2008. Por, në vitin 2009 ka rënie, në vitin 2010 rritje prej 612 fëmijësh të lindur më shumë se në vitin paraprak.

Por, çka do të thoshte Gjorçev për rënien dramatike në vitin 2011 prej 6,3 përqind, gjegjësisht 1.523 fëmijë më pak se në vitin 2010? Sipas logjikës që ai i ofron opinionit, kjo do të ishte si rezultat i politikave anti-familjare dhe anti-ekonomike të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht në qeverinë e Gruevskit?”

Për veç numrit të fëmijëve të lindur, i cili në vitin 2006 ka qenë 22.585, ndërsa në vitin 2016 23.002, gjë që është rritje mjaftë e zbehtë, duhet të përgjigjemi në pyetjen se përse prej vitit 2010, kur numri i të sapolindurve ka arritur mbi 24 mijë, ai vazhdimisht bie edhe gjatë kohës së qeverisë së VMRO-DPMNE-së? Çfarë ka ndodhur në vitin 2011 për rënien dramatike prej 1,500 fëmijësh më pak të lindur?

Përkrah kësaj, për çfarë përfundimesh mund të bëhet fjalë nëse në vazhdimësi në gjithë këto vite të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së numri i fëmijëve të vdekur gjatë lindjes lëviz në 200 në nivel vjetor? Përfundimisht, çfarë përfundimesh mund të nxirren sipas logjikës së Gjorçev, nëse duhet se në dy dekadat e fundit sipas Bankës Borërore, prej vendin janë shpërngulur rreth 600 mijë njerëz? Kur, në cilat vite shpërngulja, që është një proces i vazhdueshëm, ka qenë më dramatik? A është 2011 një prej ekstremeve të këtilla kritike?

Për përmirësimin e njohurive shkencore, do të ndihmonte edhe regjistrimi i përgjithshëm, atë të cilin VMRO-DPMNE në vitin 2011 nuk arriti ta realizojë. Procesverbale ligjore shumë më të mira rreth regjistrimit të migrimeve, gjithashtu do të ishin të mirëseardhura. Lëvizja nëpër vendbanime, të lindur, të vdekurit, të shpërngulurit, etj, janë gjendje prej të cilave ndikojnë shumë faktorë, edhe pse politikat e një qeverie, janë faktorët më të rëndësishëm.

Por, trendet natyrore, siç është numri më i vogël i fëmijëve në një shoqëri, migrimet, si trend global në arsim, migrimet e shkaktuara për shkak të ekonomisë dhe politikës së keqe, mungesa e perspektivës dhe të ngjashme, janë kompozicione të elementeve të cilët duhet seriozisht dhe në mënyrë shkencore të hetohen. Opinioni duhet të jep edhe përgjigje përse po linden më pak fëmijë.

Pretendimi, ashtu siç u shpreh Gjorçev, se politikat anti-familjare dhe anti-ekonomike në qeverinë e Zoran Zaevit është spinim i kotë në opinion, gjegjësisht e vërtetë e shtrembëruar dhe me nuanca politike, sepse numra të cilët i hasëm dhe i vendosëm në tekstin më larët flasin se trendet, si do që të jenë, ka më shimë faktorë dhe nuk mund të mveshen vetëm një qeveri.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button