Shkup, policia ka konfiskuar përkohësisht 35 motoçikleta

Sektori për Siguri të Komunikacionit në SPB Shkup, dje ka kryer aksion nga ora 14:00 deri në orën 24:00, me qëllim të zbulimit dhe sanksionimit të vozitësve që organizojnë gara ilegale, njofton Portalb.mk.

Në aksion, përkohësisht janë  mbajtur 35 motoçikleta për shkak të dyshimit për parregullsi teknike dhe pajisjeve nëpërmjet të cilave motorët bëjnë zhurmë më shumë se sa e lejuara.

Në lidhje me shkeljet tjera të ligjit për siguri në komunikacion dhe ligjit për automjetet ndaj vozitësve, janë ndërmarrë 39 masa për kryerjen e shkeljeve në komunikacion nga ana e motoçiklistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button