Kina bllokon qasjen në faqen e transmetuesit kombëtar të Australisë

Kina u ka bllokuar shtetasve të saj qasjen në faqen online të transmetuesit kombëtar të Australisë, ABC.

Ky televizion ka njoftuar se përdoruesve në Kinë u është bllokuar “befas” qasja në aplikacione dy javë më parë, transmeton REL.

Disa rregullatorë kinezë i kanë thënë kompanisë se faqja ka shkelur rregullat e shtetit, pa përmendur ndonjë rast specifik.

Kina njihet për censurën e saj të ashpër në internet dhe zakonisht bllokon faqet e huaja nëse publikojnë përmbajtje, të cilat nuk dëshiron t’i shohë publiku i saj.

Aktualisht në Kinë nuk janë të qasshme as faqet e BBC-së dhe New York Times.

Gazetarët e këtij televizioni në Kinë kanë thënë të kenë konfirmuar se faqja është bllokuar, pasi kanë bërë disa kërkime për statusin e tyre.

“Faqja online e ABC-së dhe aplikacionet janë zakonisht të qasshme për përdoruesit e internetit në Kinë dhe nuk janë subjet i censurës, mirëpo qasja është bllokuar befas më 22 gusht”, kanë thënë gazetarët, Bill Birtles dhe Matthew Carney.

Një zyrtar i Komitetit Qendror për Çështje të Hapësirës Kibernbetike u ka thënë gazetarëve se “interneti i Kinës është plotësisht i hapur. Ne mirëpresim të gjitha sipërmarrjet nga e gjithë bota për të ofruar informacione të mira për përdoruesit e rrjetit në Kinë”.

ABC ka nisur transmetimin e programeve në gjuhën kineze vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button