Marrëveshja për Emrin, të shtunën grekët protestojnë në Selanik

Kundër Marrëveshjes për Emrit, në mënyrë paqësore dhe të vendosur, pa shenja partiake  dhe pa folës, organizatat greke nga diaspora dhe “Komisioni për Luftë për Maqedoninë, i fton grekët të shtunën, në ora 19:00, të dalin në protestë në Selanik, gjatë kohës së hapjes së Panariti Ndërkombëtar, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë me flamuj grek në duar, ejani ta vërshojmë Selanikun me rastin e pranisë së kryeministrit Cipras gjatë hapjes së Panairit Ndërkombëtar. Të mblidhen të gjithë grekët, që të mos lejojmë sllavizim të helenizmit maqedonas që dërgon deri në shkëputje të territoreve greke”, shkruajnë organizatorët në kumtesë.

Organizatorët janë të njëjtët që qëndruan mbrapa protestave në Selanik dhe Athinë, në janar dhe shkurt të këtij viti. Paralelisht, kanë përgatitur edhe video-spot.

Paralajmërohet që në protestë të marrin pjesë nga të gjithë qytetet e Greqisë, madje për të njëjtën organizatorët kanë siguruar edhe autobusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button