Veprim i sikletshëm dhe pahijshëm i priftit ndaj Adriana Grandes (VIDEO)

Ariana Grande, ashtu si shumë artistë të tjerë, ka qenë e pranishme në ceremoninë mortore të yllit Aretha Franklin. Shumë njerëz adhuruan mënyrën si Ariana këndoi, disa të tjerë gjykuan veshjen e saj, por ajo që skandalizoi gjithë internetin ishte një moment i sikletshëm, pas performancës së këngëtares, shkruan Class.

Videoja ku peshkopi që drejtoi funeralin, Charles H Ellis III, ndërkohë që po komplimentonte performancën e Arianës, i ka prekur asaj gjoksin.

Kjo video po qarkullon kudo në internet me hashtagun #respectariana dhe njerëzit shprehen të revoltuar me veprimin e peshkopit. Por Ellis ka reaguar dhe ka kërkuar falje duke u shprehur për The Guardian: “Nuk kam pasur kurrë për qëllim të prek gjoksin e një gruaje. Nuk e di, e përqafova dhe ndoshta e kalova kufirin, ndoshta u tregova shumë miqësor, por sërish kërkoj falje. Sigurisht që i kërkoj falje Arianës, fansave të saj dhe gjithë komunitetit. Dhe sigurisht që shpresoj të më falin.”

Ndërsa Ariana nuk ka reaguar ende lidhur me këtë situatë, por njerëzit ngulin këmbë që ajo është ndjerë shumë në siklet dhe jo e respektuar.

she looks so uncomfortable

A post shared by Ariana Grande Fanpage ♡ (@arianaperfect) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button