Trendet e vjeshtës, nuancat dhe modelet që duken më bukur në thonj të shkurtër

Arti i thonjve është një gjë vërtet e bukur, por e keqja më e madhe e publicitetit dhe e kompanive të reklamave është fakti që më shpesh u referohen thonjve të gjatë. Vendosin mbi ta lloj-lloj nuancash, lloj-lloj dizenjosh e modelesh që duken gjithmonë bukur, shkruan Class.

Por ja që dizenjot dhe modelet nuk janë vetëm për njerëzit me thonj të gjatë. Nëse keni vendosur t’u jepni thonjve tuaj të shkurtër disa modele dhe t’u ndryshoni pamjen, shikoni pak më poshtë. Ju ndoshta nuk keni shumë sipërfaqe për të punuar, por ka edhe këtu vend për përmirësim. Gjysmë hëne, figura gjeometrike, shirirta, ka plot gjëra të bukura për të bërë edhe me këtë gjatësi.

Më poshtë janë disa nga dizenjot e preferuara të zbuluara nga Instagrami që edhe thonjtë e shkurtër i vendosin në qendër të vëmendjes dhe provojnë se arti mund të fshihet edhe në hapësira të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button