PO PYETEM KUSH ËSHTË AJO

ndërkohë atë grua shumë kohë e mbaj në kokën time
e kështu thuajse gjithkund – po kush është ajo
pyetje e pakuptimtë, kërkon në kujtimet tua
diçka që s’merret dot me mend, e di këtë, por
edhe pyetjet e pakuptimta kërkojnë përgjigje.
ajo në të vërtetë është një grua që është ende e re
të cilën dikur e pata takuar diku rastësisht
– po kush është ajo – në kokën time,
nuk po e takoj përsëri.
Ka momente kur befas e kuptoj
se njeriu është i vetmuar, po edhe unë.
Dhe kur e shoh mendoj për të: ajo atje,
AJO ËSHTË, AQ E QARTË, AQ E GJALLË.

 

Poezi nga Ruther Kopland
Përktheu Xhabir Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button