Spanja kampione e Evropës (VIDEO)

Spanja ka shënuar fitore të lartë prej 4-0, në finale të Kampionatit Europian 2012 ndaj Italisë, duke e fituar kështu këtë trofe për të dytë herë radhazi.

Për Spanjën gjërat filluan ashtu siq ishin planifikuar, pasi që në minutën e 14, pas një aksioni fantastik, Cesc Fabregas me një klas të lartë, harkon deri te David Silva, i cili me kokë shënon për të kaluar Furinë e Kuqe në epërsi.

Në vazhdim, Italia e mori ndeshjen nën kontroll, por Spanja ishte e organizuar shumë mirë në mbrojtje, dhe kështu Azzurrët e kishin të pamundur të krijonin ndonjë rast të rrezikshëm.

Në minutë e 41, Xavi në stilin e tij, pason deri te Jordi Alba i cili përballë portierit Buffon, shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij, dhe për të dërguar Spanjën në një pushim të pjesës së parë më të qetë.

Pjesa e dytë fillon mirë për Italinë e cila pati një rast, por Spanja më pas e morri nën kontroll takimin. Gjërat filluan të shkojnë edhe më keq, pasi Thiago Motta vetëm tre minuta pasi hyri në fushë, u lëndua dhe doli nga ajo, duke e lënë Italinë me një lojtar më pak në lojë, pasi i kishte kryer tre zëvendësime më herët.

Spanja më pas, bënte hajgare me Italinë, e cila ishte dorëzuar tashmë. Në minutën e 84, Xavi pason te Torres, i cili me klasin e tij, të një sulmuesi tipit botëror, shënon për 3-0. I njëjti lojtar, dy minuta më vonë, pason te Juan Mata i cili shënon për 4-0.

Në këtë mënyrë, Spanja shpallet kampione e Eurpianit 2012, dhe bëhet klubi i parë në historinë e futbollit, që fiton tre trofe të rëndësishme radhazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button