Është rrëzuar një helikopter në Afganistan, pasi është nisur nga korpusi

Një helikopter ushtarak i një kompanie të huaj është rrëzuar në krahinën veriore të Afganistanit, Belh, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i njësisë ushtarake në Belh, Hanif Rezai, tha se helikopteri është rrëzuar menjëherë pasi është nisur nga korpusi.

Ai tha se pas rrëzimit ka shpërthyer zjarr, pas së cilës janë shpëtuar tre punonjës të sigurisë, ndërsa ende nuk dihet se çka ka ndodhur me shtatë pasagjerët të tjerë.

Rezai potencoi se helikopteri është rrëzuar për shkak të defektit teknik, ndërsa ka filluar hetim mbi rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button