Shilegov: Fasada të reja për shkollat e mesme dhe transport falas për nxënësit

Gjimnazi “Orce Nikollov” është një nga shkollat e mesme të cilat këtë vit shkollor do të keni efikasitet energjetik në përputhje me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Siç paralajmëroi në pres konferencën kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në gjimnazin “Orce Nikollov” po punohet në rekonstruimin e fasadës dhe sanimit të pjesëve të betonit dhe vendosja e “demit” fasadës në të cilat mungon edhe ngjyrosja e saj.

Ai tha se është konsultuar me projektuesin dhe Asociacionin e arkitektëve të Maqedonisë që fasada të mban ndryshimet vizuale dhe pamjen e pjesës së jashtme të shkollës, shkruan A1on.mk, përcjell Portalb.mk.

Në kuadër të rikonstruimit të gjimnazit, po bëhet edhe ndryshimi i pjesës së brendshme, duke u rregulluar dyshemeja dhe vendosja e pllakave të betonit në parkingun e shkollës si dhe vendosjen e pesë reflektorëve për ndriçimin e jashtëm.

Kryetari Shilegov tha se rikonstruimi i fasadave kap të gjitha shkollat e mesme të cilat kanë nevojë për të.

“Vlera e mjeteve në tërësi kap shumën e rreth 60 milion denarë për 19 shkolla, të cilat do të fitojnë fasada për efikasitet energjetik, sanim të çative, dyshemesë, ngrohjes”, tha Shilegov, i cili shtoi se pjesë e shkollave kanë filluar edhe të adaptojnë tualete për persona me nevoja të veçanta.

Të gjitha këto mjete, shtoi Shilegov, janë siguruar nga mjetet që ishin paraparë për projektin “Shkupi 2014”.

Risia është që këtë vit shkollor të gjithë nxënësit pa marrë parasysh se ku jetojnë në Shkup, do të kenë transport falas.

“Deri më tani transportin falas e kanë shfrytëzuar 20 mije nxënës të cilët jetojnë më larg se 2,5 kilometra nga shkolla. Këtë vit shkollor të gjithë nxënësit do ta shfrytëzojnë këtë mundësi pa marrë parasysh largësinë e shtëpisë së tyre nga shkolla ku mësojnë”, tha Shilegov.

Mjetet shtesë për transportin falas të nxënësve janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018, si pjesë e Programit për aktivitetet e qytetit për shkollimin e mesëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button