Zaev i thotë Vuçiqit se është në interes të rajonit gjetja e një zgjidhje për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së bashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kanë vizituar kalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë.

Në takimin e dytë bilateral mes Vuçiqit dhe Zaevit është diskutuar rreth menaxhimit të integruar të kufijve.

Të dyja vendet kanë pasur marrëdhënie të mira bilaterale në vitet e fundit, mirëpo sipas ‘B92’, hije është hedhur nga mundësia e paralajmëruar nga Shkupi se do ta mbështes pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Unë besoj se është në interes të Serbisë të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe ne e mbështesim plotësisht duke shpresuar se do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur për shkak se është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane, po ashtu edhe për perspektivën e gjithë rajonit”, ka thënë Zaev.

Vuçiq ka thënë se qëllimi i përbashkët dhe interesi më i madh i të dyja vendeve duhet të jenë paqja dhe stabiliteti në rajon.

Ai theksoi veçanërisht nevojën për lidhje më të mirë infrastrukturore si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button