SHBA dhe Kanadaja nuk arritën marrëveshje tregtare

Bisedimet mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanadasë për arritjen e një marrëveshjeje të re për Tregti të Lirë në Amerikën e Veriut (NAFTA), përfunduan të dje vonë pa rezultat dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland në konferencën për media në ambasadën kanadeze në Washington tha se ka ende mundësi për të arritur një konsensus në kushte të caktuara.

“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të shënojmë përparim, por ende nuk kemi arritur deri në fund. Kjo është një marrëveshje shumë komplekse dhe ne vazhdojmë të punojmë rreth saj”, tha Freeland.

Të premten, ishte afati përfundimtar të cilën e dha administrata e presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e marrëveshjes, por bisedimet u zhvilluan nën një presion pasi SHBA dhe Meksika arritën një marrëveshje preliminare të hënën.

“Për Kanadanë, gjëja më e rëndësishme është të arrijë një marrëveshje të mirë”, tha Freeland.

Të premten gazeta “Toronto Star” botoi një artikull në bazë të informatave të pakonfirmuara ku thotë se presidenti amerikan Trump një ditë më parë dha një intervistë për “Bloomberg News”, në të cilën ai dyshohet se tha se nuk do t’i bëjë asnjë lëshim Kanadasë.

Freeland tha se “Kanadaja do të nënshkruajë vetëm atë marrëveshjen që do të jetë e mirë për Kanadanë”.

Për vendosjen e taksave të reja mbi çelikun dhe aluminin nga SHBA, ministrja kanadeze tha se vendi i saj kundërshton një gjë të tillë. Ndërsa pohimet se çeliku dhe alumini kanadez mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Freeland i ka quajtur absurde.

Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së Robert Lightizer tha se ekipi i tij do të rifillojë bisedimet me Freeland të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button