Trump anuloi rritjen e pagave të punonjësve civilë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se ka vendosur të anulojë ngritjen e pagave për punonjësit civilë në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër dërguar krerëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Trump tha se ngritja e pagave për punonjësit e qeverisë federale amerikane me 2,1 për qind që do të hynte në fuqi në muajin janar të vitit të ardhshëm është anuluar dhe se ky anulim do t’i sjellë buxhetit kontribut prej 25 miliardë dollarësh.

Nga ana tjetër, në buxhetin prej 700 miliardë dollarësh të paraparë për mbrojtje që u miratua në fillim të këtij muaji nga Trump, parashihet rritje me 2,6 për qind për personelin e ushtrisë amerikane.

Planet e Trumpit për uljen e taksave dhe planet e shpenzimit, parashihet ta rrisin deficitin buxhetor të SHBA-së në rreth një trilion dollarë në 10 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button