Griezmann shpallet lojtari më i mirë i Evropa Ligës

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe i kombëtares së Francës në futboll, Antoine Griezmann (27), u shpall lojtari më i mirë Evropa Ligës për sezonin 2017/2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Griezmann ishte para bashkëlojtarit të tij nga skuadra e Atletikos, uruguajasi Diego Godin. Në garën për më të mirin e Evropa Ligës ishte edhe Dimitri Payet (Olimpique Marseille/Francë).

Vendimin për lojtarin më të mirë e solli juria e UEFA-s e përbërë nga 48 trajnerë të klubeve pjesëmarrëse në Evropa Ligën si dhe 55 gazetarë, nga një prej secilit vend anëtar të Federatës Evropiane të Futbollit.

Ceremonia zyrtare e shpalljes të lojtarit më të mirë u mbajt gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve për sezonin e radhës, të mbajtur sot në sallën ”Grimaldi Forum” në Monte Carlo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button