Edhe pas dhjetë vjetësh, librat e “Përkthimi i 1050 titujve” vazhdojnë të qëndrojnë në magazinë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka një datë të saktë se kur do të shpërndahen librat të cilët qëndrojnë në magazinën në Gostivar që nga viti 2009. Duhet që Qeveria e Maqedonisë të parasheh rend të ditës për shpërndarjen e librave, shkruan Portalb.mk.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se për shpërndarjen e librave nga magazina në Gostivar duhet të miratohet vendim qeveritar.

“Në disa seanca të qeverisë, ne kemi pasur si pika të veçanta në të cilat parashihet shpërndarja e atyre librave. Sigurisht se edhe në seancat e radhës do të kemi pika të ditës ku do të caktohen institucionet te të cilat do të shpërndahen këta tituj”, tha Ademi, duke mos dhënë datë të saktë të shpërndarjes së librave.

LEXO: Përfundoi edhe revizioni i tretë për “Përkthimi i 1050 titujve”, MASH: Nuk guxojmë t’i publikojmë të dhënat

Përndryshe, librat e projektit kapital “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”, edhe pse të botuar në vitin 2009, vazhdojnë të qëndrojnë në magazinën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar, duke qenë të papërdorshëm dhe të mbulur me pluhur.

Paraprakisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përfunduar revizionin e brendshëm për furnizimin e 50 titujve të botuara në fazën e tretë të projektit “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”, por për shkak se nuk kanë kompetencë, nuk guxojnë t’i publikojnë të dhënat për parregullsitë eventuale. Ky është revizioni i tretë për projektin që zgjati dhjetë vite.

Nga MASH kanë marrë parasysh vërejtjet e raportit të revizionit të vitit 2016, ku kërkohet nënshkrim të marrëveshjeve për pranim- dorëzim të librave nga përdoruesit e titujve të përkthyer – institucionet e arsimit të lartë.

LEXO: Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA I)
LEXO: Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA II)
LEXO: Maqedoni, këto janë shtëpitë botuese që kanë marrë miliona për libra të papërdorshëm (HULUMTIM)

Përndryshe, sipas të dhënave të Portalb.mk, nga projekti i Qeverisë së Maqedonisë, “Përkthimi i 1050 titujve”, që u realizua gjatë periudhës kohore 2008 – 2017, janë botuar 770 tituj në tirazh prej 1000 kopjeve (770.000 libra) dhe për të janë harxhuar 19 milionë euro.

Çfarë e karakterizoi projektin?

Shumica e librave janë të papërdorshëm shkaku i përkthimit të keq dhe gabimeve të shumta. Dhjetëra mijëra libra qëndrojnë në magazinën e papastër me lagështi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar ndërsa mijëra të tjerë në kushte të njëjta në magazinat e Ministrisë së Kulturës në Shkup. Qindra titujve të tjerë nuk u dihet nami dhe nishani, nuk dihet çfarë është publikuar sepse nuk ka dokumentacion adekuat. Gjithashtu, ekziston dyshimi se ka shkelje të shumta të ligjit për furnizime publike.Tenderë kanë fituar edhe kompanitë që janë donatorë partiak.

Portalb.mk zbuloi se fillimisht është planifikuar vetëm një fazë për përkthimin e 500 titujve, por si kanë kaluar vitet, ashtu edhe është rritur numri i titujve për përkthim. 

Projekti, i cili dhe është emërtuar ndryshe përgjatë viteve, ka kaluar nëpër tre faza:

  • Faza e parë: kushton rreth 323.167.240 denarë (5.254.752 euro) , shuma mund të jetë më e madhe sepse mungon dokumentacioni tenderial për 280.000 libra
  • Faza e dytë: 678.411.405 denarë (10.984.656 euro)
  • Faza e tretë: 182.500.000 denarë (2.954.991 euro)
  • Gjithsejt tre faza: 1.184.078.640 denarë ose 19,172,284.89 euro 

Përfundoi edhe revizioni i tretë për “Përkthimi i 1050 titujve”, MASH: Nuk guxojmë t’i publikojmë të dhënat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button