Viti shkollor nis me 22 libra të korrigjuar, 40 për qind më lirë se sa të kaluarat

“40 për qind më lirë se sa kanë kushtuar më parë, është paguar për 22 librat e korrigjuar me tirazh komplet, të cilët nga shtatori do të përdoren nga nxënësit e shkollave fillore”, kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Arbër Ademi gjatë paralajmërimit të korrigjimit të titujve në lëndët e matematikës, shkencave natyrore, fizikës, kimisë, dhe biologjisë, transmeton Portalb.mk. Ademi nuk deklaroi një shumë totale se sa kanë kushtuar botimi i librave të rinj.

Për vitin shkollor 2018/2019 në shkolla do të dorëzohen 22 libra të korrigjuar:

Matematikë: nga klasa e parë deri te e nënta – 9 libra.
Shkenca natyrore: prej klasës së parë deri të gjashtën – 6 libra.
Biologji: klasa e tetë dhe nëntë – 3 libra.
Kimi: klasa e tetë dhe nëntë – 2 libra.
Fizikë: klasa e tetë dhe e nëntë – 2 libra.

Ministri Ademi ka njoftuar se për herë të parë, nga ky vit shkollor librat me të cilat mësohet në shkolla fillore, do të kenë mundësi të blehen.

“Nga ky vit shkollor do të nis edhe shitja e librave që përdoren në shkolla, dhe atë me të njëjtin çmim që Ministria i ka furnizuar. Nga sot, shtëpitë botuese kanë të drejtë dhe obligim, që librat të jenë pjesë e tregut për secilin që ka nevojë të blej”, tha Ademi.

Drejtoresha e Shërbimit Pedagogjik, Vanja Valleva, ka deklaruar se ndërhyrja në librat ka ardhur si rezultat i anketës së realizuar fillimisht në shkollat fillore.

“Qëllimi ka qenë përmirësimi i librave, dhe largimin e mangësive. Është mundësuar ndërhyrja në 30 përqindëshin e librave, duke përdorur njërin opsion ne kemi propozuar korrigjime, dhe e dyta vetë autorët të përmirësojnë korrigjime. Ndërhyrjet janë marrë pas anketës së realizuar në shkolla”, tha Valleva.

Anëtare e Komisionit për librat në Biologji, Magdalena Vaislleviviq ka treguar se ndërhyrja ka ardhur si rezultat i pranisë së gabimeve gjuhësore dhe profesionale në librat.

“Gabimet kishin të bënin me drejtshkrimin, gjatë përkthimit, në aspekt profesional, përzierje të termeve dhe të proceseve biologjike”, tha Vaislleveviq.

Në vitin shkollor 2018/2019 nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë do të kenë libra të rinj. U njoftua gjithashtu se në rrjedhë është edhe procesi për përgatitjen e 31 librave të rinj, për arsim profesional, dhe statusi gjithkund është i ndryshëm. Diku nuk është formuar ekipi i autorëve, punohet në përgatitjen e përmbajtjes. Diku përmbajtja është duke u shqyrtuar nga recensentët. Do të korrigjohen edhe përmbajtja e dy librave. Do të futet edhe gjuha italiane në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button