Mijallkov vetë personalisht i ka dëgjuar përgjimet nga kompjuteri i tij, tha prokurorja Ristoska në seancë

Të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq nga DSK-ja kanë formuar shoqatë kriminele së bashku me të akuzuarit tjerë Silvana Zllatkova, Vladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikoski, të gjithë nga DSK, ku me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim, në mënyrë joligjore kanë përgjuar mbi 4.819 shfrytëzues të bisedave telefonike. Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës janë edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe Toni Jakimovski, shef i kabinetit të Mijallkov, me urdhrin e të cilit janë shkatërruar sistemet për ndjekjen e komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por edhe pajisjest e operatorëve telefonik ku e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 1.418.879 euro, transmeton Portalb.mk.

Në fjalët hyrëse të gjykimit, prokurorja Lençe Ristoska nga PSP tha se të akuzuarit Mijallkov dhe Grujovski kanë formuar shoqatë kriminele dhe në mënyrë masive i kanë cenuar të drejtat e garantuara të privatësisë së mijërave qytetarëve.

“Me urdhrin e Mijallkovit si organizator i grupit, është kryer i gjithë operacioni pa urdhër gjyqësor. Mijallkov dhe Grujovski e kanë pasur kontrollin e të gjitha bisedave telefonike, personalisht nga kompjuterët e vetë, vetë i kanë dëgjuar bisedat, sepse i kanë pasur pasvordet dhe kanë hyrë që t’i dëgjojnë”, tha mes tjerash prokurorja, Lençe Ristoska.

Me qëllim që të ndërpritet përgjimi joligjor që e ka urdhëruar, tha Ristoska, i akuzuari Mijallkov Gordana Jankullovskën të bëjnë shkatërrim të sistemit të për ndjekje. Së bashku me Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, sistemet janë shkatërruar.

Ristoska paralajmëroi se do të ketë 100 dëshmitarë për rastin.

Mijallkov ka kërkuar shpëtim nga Ivanovi, por gjykata e ka refuzuar ankesën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button