Numëratori tregon që 430.000 euro janë kthyer në arkën e shtetit, do të kthehen edhe 17.2 milionë euro

433.000 euro janë kthyer ndërkaq së shpejti do të kthehen edhe 17.235.772 euro. Kështu tregon numëratori i ri për paratë e vjedhura nga ish pushteti i VMRO-DPMNE-së, i cili mbrëmë është vendosur në Portën Triumfale në Shkup, njofton Portalb.mk.

Për numëratorin është hapur një ueb-faqe (brojchanikot.mk), në të cilën tregohet numri i parave që janë kthyer në arkën shtetërore, dhe të atyre që pritet të kthehen, varësisht prej aktvendimeve të proceseve gjyqësore.

433 mijë euro e theksuara në numërator kanë të bëjnë në lidhje me rastin e Policisë Financiare, ku ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, për shkak të dëmtimit të buxhetit gjatë ndërtimit të urës për kalimtarë “Syri”, që ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, është obliguar që në arkën e shtetit t’i kthejë paratë.

Qeveria e Maqedonisë nuk e di se sa ka kushtuar numëratori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button