OKB miraton sot tjetër rezolutë për Sirinë

Menjëherë pas dorëheqjes të dërguarit të paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, Kofi Annan, kryeministri Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka bërë apel Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të shtuar presionin ndaj Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

“Assad duhet të largohet”, është shprehur kryeministri Britanik për Sky News. Ai shtoi gjithashtu se, dorëheqja e Annan tregon se plani i paqes i ish sekretarit të përgjithshëm dështoi.  

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duket se do të votojë një rezolutë që dënon Këshillin e Sigurimit për dështimin për të ndaluar dhunën në Siri. Teksti nuk është ligjërisht detyrues por synon të rrisë presionin në këshillin për të ndërmarrë veprim. Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet e OKB-së për vendosjen e sanksione kundër Damaskut. Rezoluta e OKB kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë të Kuvendit të përgjithshëm prej 193 anëtarësh  për të kaluar, por ndryshe nga një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, ajo nuk ka fuqi detyrueshme. E hartuar nga Arabia Saudite, e cila haptazi mbështet rebelim e armatosur kundër sundimit të Presidenti Bashar al-Assad, ajo dënon përdorimin e armëve të rënda nga qeveria siriane dhe dështimin e saj për të tërhequr forcat nga zonat civile.

Votimi pason dorëheqjen e të dërguarit e OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan pas dështimit për t`i dhënë fund gjakderdhjes. Duke njoftuar vendimin e tij të enjten Annan tha se ndarjet brenda Këshillit të Sigurimit e bënë praktikisht të pamundur punën e tij. Ndërkohë luftimet në Siri kanë vazhduar. Më shumë se 50 njerëz raportohen të kenë vdekur në Hama, në jug të Aleppo. Plani gjashtë-pikësh i Anan për Sirinë kishte për qëllim dhënien fund të luftimeve. Por plani nuk u respektua nga të dyja palët dhe dhuna ka vazhduar në Siri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button