Qeveria e Maqedonisë nuk e di se sa ka kushtuar numëratori

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski nuk ka informacione se sa ka kushtuar ekrani elektronik apo siç njihet në opinion numëratori buxhetor, njofton Portalb.mk.

“Siç edhe u paralajmërua disa herë nga kryeministri Zaev, dje në portën triumfale është vendosur ekran elektronik nëpërmjet së cilit do të prezantohen materiale me karakter informativ. Zoran Zaev si qytetar i Maqedonisë ka dërguar kërkesë për vendosjen e ekranit elektronik, i njohur në publik si numërator, dhe i njëjti është blerë personalisht nga ai. Sigurisht që ka pasur procedurë prej kërkesës, miratimit dhe vendosjen së numëratorit. Se sa kushtoi numëratori, nuk dihet për momentin”, tha Boshnjakovski.

Kur pritet të lëvizë numëratori – të kthehen paratë e vjedhura?

“Tashmë e dini se ka procese gjyqësore të cilat janë në fazë përfundimtare. Një pjesë e parave të vjedhura janë kthyer në buxhet, por kur saktë do të nis të funksionojë numëratori buxhetor, do të duhet të jeni edhe pak të durueshëm”, tha Boshnjakovski.

LEXO: Vendoset numëratori në Portën Triumfale (FOTO)
LEXO: Numëratori i parave të vjedhura këto ditë do të vendoset në Shkup

Përndryshe, mbrëmë në Portën Triumfale në Shkup është vendosur ekran elektronik – numërator, i cili, sipas kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev do të japë informacione për paratë që kthehen në buxhetin shtetëror, të vjedhura nga përbërja e kaluar qeveritare.

“Numëratori do të tregojë ashtu siç do të mbarojnë proceset gjyqësore dhe siç institucionet nga  fusha e hetimeve financiare do t’i mbledhin paratë të cilat janë marrë nga buxheti. Ky është premtim që e kam dhënë në opozitë duke kërkuar nga qytetarët mbështetje. Ky premtim do të plotësohet këto ditë, gjithsesi, nëse do të mbarojnë të gjitha aspektet juridiko – formale. Ajo nënkupton që pas mbarimit të funksionit do t’i dhurohet Ministrisë së Kulturës dhe institucionit që është pronar i Portës ku do të vendoset numëruesi. Pasi që të kthehen të gjitha paratë, numëratori sipas të gjitha gjasave do të tregojë temperaturën, gjerësinë dhe thellësinë gjeografike të Shkupit dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev.

Kur do të vendoset numëruesi i borxhit publik në Portën Triumfale të Shkupit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button