Dëshmia e Mançevskit: Sigurimi tha se mbetëm të vetëm, s’ka kush të na ndihmojë

Pas përfundimit të fjalëve hyrëse, me ministrin Damjan Mançevski rasti “E enjtja e përgjakshme” ka hyrë në fazën e dëshmive. Ai ka parë se si shefi i sigurimit është përpjekur ta marrë në telefon kolegën e tij, por komenti i tij ishte: “Mbetëm të vetëm, nuk ka kush të na ndihmojë”, njofton Portalb.mk.

“Kam dalë jashtë nga salla solemne që të shoh çfarë po ndodh. Kam dëgjuar zëra derisa thyheshin qelqe, dhe shumë të tjera zëra që vinin nga pjesa e poshtme, kemi dëgjuar edhe hapa se si vinin shkallëve. Në atë moment ende kishte pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit. Kam parë shefin e sigurimit të Kuvendit, të cilin munda ta dëgjoj se si përpiqej ta merrte në telefon njërin nga pjesëtarët e sigurimit. Por komenti i tij ishte: “Mbetëm të vetëm, nuk ka kush të na ndihmojë”. Menjëherë pas asaj filloi të hyjë turma e qytetarëve, të parët që hynë ishin me maska fantome në kokë dhe u ktheva mbrapa”, tha Mançevski.

Ai ka dëshmuar se më 27 prill është gjuajtur edhe me këmbalec dhe mobilje.

“U gjuajtën me duar, me bokse. Unë u lëndova nga boksi. Ka pasur edhe mjete të tjera, u sulmua edhe me këmbalec, mobilje”, tha Mançevski.

Në kuadër të dëshmisë së Mançevskit, gjykatësja Dobrilla Kacarska ka thënë se: “Çdo kush që do ta dëmtojë rendin e gjyqit, do të largohet dhe sanksionuar”.

Krahas Mançevskit, sot duhet të dëshmojë edhe deputetja Frosina Remeski, Ilija Nikollovski dhe Pavlle Bogoevski. Ata do të përballen me kolegët e tyre oponent: Kërste Mukoski, Sasho Vasillevski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski.

Terrori i 27-prillit: Mes të deklaruarve të pafajshëm dhe ultimatumit ndaj VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button