Kujdes, MPB-ja do t’ju mbikqyr 24 orë!

Ministria e punëve të brendshme do të mund të punojë fshehurazi për të mbikëqyrur vende publike, në qoftë se në mënyrë tjetër nuk do të mund të arrihet qëllimi i kryerjes së detyrimeve policore. Urdhrin për mbikëqyrje të fshehtë mund ta japë drejtori i Birosë për siguri publike apo ndonjë tjetër person i caktuar nga ai. Kështu thuhet në ndryshimet e reja të Ligjit për polici.

Mes tjerash, për ekspertët kjo do të thotë se, këto ndryshime të ligjit mundësojnë që MPB-ja të ndjekë qytetarët nëpërmjet video-kamerave të cilat janë të vendosura pothuajse në çdo cep të Shkupit, në “interes” të mbikëqyrjes së fshehtë.

Nga MPB-ja thonë se me ndryshimet e reja, Ligji për polici do të përputhet me Ligjin për procedurë penale dhe më tutje do të precizohen të gjitha dispozitat, varësisht nga puna praktike e policisë.

Ekspertët komentojnë se ky ligj, bashkë me Propozim Ligjin për ndjekjen e komunikimeve paraqesin shkelje të rëndë në privatësinë e qytetarëve. Të kujtojmë se në procedurë në Kuvend është Propozim Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përcjelljen e komunikimeve, me të cilat ndryshime institucionet do të kenë qasje edhe në Facebook, Skype, Mail…/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button