Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Greqi

Rritet në 98 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësisë së zjarrit i cili u përhap në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Zjarrfikësve thuhet se një grua 83 vjeçare ka humbur jetën në spital. Me këtë në fatkeqësinë më vdekjeprurëse të zjarrit në historinë e Greqisë, numri i të vdekurve përfshirë 15 prej tyre në spital, është rritur në 98.

Zjarret që shpërthyen në fushat pyjore në afërsi të rajonit Penteli, rreth 20 kilometra në verilindje të Athinës, si pasojë të erërave të fuqishme për një kohë të shkurtër u përhapën edhe në fshatin bregdetar Mati dhe rajonet përreth. Si pasojë e zjarrit, 187 persona ishin plagosur, kurse qindra shtëpi dhe automjete ishin bërë hi.

Përkundër një muaji që kaloi nga rasti në fjalë, ende po vazhdojnë punimet për identifikimin e dëmeve.

– Do të rrënohen 3 mijë e 200 ndërtesa ilegale

Pas fatkeqësisë së zjarreve, ish zv/ministri i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë, Nikos Toskas kishte dhënë dorëheqje.

Në anën tjetër në provincën Attiki ku ndodhet edhe kryeqyteti, kanë filluar rrënimet e ndërtesave ilegale.

Në një deklaratë me shkrim nga ministri i Mjedisit dhe të Energjisë së Greqisë Yorgos Stathakis ka shprehur se në rajonin bregdetar Sunio, në lindje të Athinës, do të realizohet rrënimi i 22 ndërtesave.

Në deklaratë po ashtu thuhet se do të rrënohen gjithsej 3 mijë e 200 ndërtesa ilegale.

Theksohet se në fatkeqësinë e zjarrit ka ndikuar strukturimi ilegal në bregdet. Qeveria greke muajin e kaluar kishte miratuar në kuvend projektligjin i cili lehtëson rrënimin e ndërtesave ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button