Sistematizimi, 752 administratorë kanë nisur me punë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot ka njoftuar se 752 prej 958 administratorëve, të përfshirë në fazën e parë të sistematizimit, kanë nënshkruar kontratat dhe kanë nisur me punë, njofton Portalb.mk. 206 administratorë do të kalojnë në listën transfer.

“752 prej 958 administratorët kanë nënshkruar marrëveshjen për sistematizim dhe janë shpërndarë në institucionet e caktuara. Procedurat vijojnë. E rëndësishme se 752 administratorë e kanë pranuar ofertën dhe kanë nisur me punë. Të tjetrët shkojnë në listën transfer”, tha Mançevski.

Duke folur më tej për procesin e sistematizimit, Mançevski tha se nënshkrimi i kontratave për nisjen me punë: “Ka afate kohore dhe kufizime”, varësisht prej institucioneve me të cilat nënshkruhen ato kontrata.

Vazhdon avazi: të rrish në shtëpi – të marrësh rrogë

Ashtu siç u shkrua në media, të dy grupet e administratorëve, gjegjësisht 1.688, kanë qenë në cak të kritikave për shkak se ata u kanë kushtuar shtrenjtë xhepit të qytetarëve, dhe nga ana tjetër nuk kanë shërbyer asgjë.

Në mungesë të numrave zyrtare, sipas një matematike të thjeshtë, nëse çdo administrator ka marrë pagë mujore prej 250 eurove, 1.688 administratorët kanë kushtuar 422.000 euro në muaj, ose mbi 5 milionë euro në vjet. Punësimi i këtyre administratorëve ka filluar që nga viti 2008-të, ndërkaq ndër vite ka pasur konkurse.

Hazbi Lika i padukshëm në opinion

“Çfarë lartësie të rrogës kanë marrë administratorët derisa kanë ndenjur në shtëpi? Për sa kohë kanë marrë rrogë?”, janë pyetjet për të cilat Portalb.mk nuk ka përgjigje nga Sekretariati për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, në krye të së cilit është Hazbi Lika, i cili ka 5 muaj që nuk është parë në asnjë konferencë për media të Qeverisë së Maqedonisë.

Rëndësia e prononcimit të zëvendëskryeministrit Lika për këtë çështje lidhet me atë, se Sekretariati i udhëhequr nga ai, është realizues i punësimeve me Marrëveshjen e Ohrit dhe e realizimit të procesit të sistematizimit të administratorëve

Hazbi Lika nuk është parë as gjatë manifestimit të sotëm të nisjes së fushatës për referendumin e 30 shtatorit, gjatë shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, gjatë 1 vjetorit të Qeverisë së Maqedonisë, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë dhe as në konferencën Rose Roth, edhe pse u paralajmërua prania.

LEXO: Dy muaj nga lajmet për përçarje në BDI, nga atëherë Hazbi Lika nuk duket në publik
LEXO: Administratorët e MO-së, Qeveria thotë se Lika këtë javë do të tregojë

LEXO: Sistematizimi i administratorëve, paralajmërohet konferencë për media nga Hazbi Lika

Përndryshe, 958 e administratorët janë në fazën e parë të sistematizimit të administratorëve të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, të cilët që nga viti 2008 ka ndejtur në shtëpi dhe kanë marrë rrogë. Në vijim është sistematizimi i 206 administratorëve të tjerë, ndërkohë që është paralajmëruar edhe nisja e punimeve për sistematizim të grupit të dytë të administratorëve. Në grupin e dytë parashihet sistematizimi i 642 administratorëve.

Ndryshe, problemet me administratën kanë qenë edhe ndër kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian dhe grupit të ekspertëve të Rejhard Pribesë gjatë viteve paraprake. Ata kërkuan departizim dhe sistematizim të administratës.

LEXO: Sistematizimi i administratorëve, Maqedonia larg përmbushjes së kërkesave të BE-së
LEXO: Procesi i Skriningit për administratën publike, Mançevski: duhet t’i forcojmë kapacitetet
LEXO: Maqedoni, 139 mijë persona janë të punësuar në sektorin publik
LEXO: Qindra administratorët e MO-së vazhdojnë të marrin rroga e të rrijnë shtëpi
LEXO: ANALIZË: Pa vullnet politik, nuk ka reforma në administratë të Maqedonisë!
LEXO: Maqedoni, përgatitet plani për sistemimin e grupit të dytë të administratorëve  

Edhe pas 4 muajsh, Qeveria e Maqedonisë ende “nuk di” sa administratorë kanë nisur me punë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button