Arrestohet një person nga Prilepi që i ka ngjyrosur dhe keqtrajtuar kafshët (FOTO)

Një qytetar nga Prilepi që i ka ngjyros dhe i ka keqtrajtuar kafshët është arrestuar dhe kundër tij do të dorëzohet kallëzim përkatës për kryerjen e veprës “keqtrajtim të kafshëve”, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se dje rreth orës 19:00 në Stacionin Policor në Prilep është paraqitur se një mashkull i panjohur ka maltretuar kafshë në sheshin e qytetit. Personi nga Prilepi ka derdhur ngjyrë në një qen dhe e ka tërhequr për këmbe.

“Pas paraqitjes, në ngjarje kanë dalë ekipi i policisë dhe ka kryer ekspertizë. Është arrestuar 56 vjeçari M.M. nga Prilepi, me të cilin është kryer bisedë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim penal”, njoftojnë nga Policia.

Ndryshe, paraprakisht në Prilep është ngjyrosur edhe një mace me ngjyrë të verdhë, nga person i panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button