“MOnuMENTET. Fytyra ndryshuese e kujtesës” ju fton në ekspozitë

Forumi shërbimi civil paqësor (forumZFD) dhe ambasada e Federatës Gjermane në Shkup, ju fton në hapjen zyrtare të ekspozitës me fotografi titulluar “MOnuMENTET. Fytyra ndryshuese e kujtesës”.

Në Shkup ekspozita do të mbahet nesër (30.06.2012) me fillim në ora 18:00 në librarinë Universitare  “Shën Kliment Ohridski” dhe do të zgjasë deri më datën 9 korrik. 

Më pas e njëjta do të mbahet të Tetovë më  10 Korrik në ora 18:00 në qendrën kulturore CBC “Loja” dhe do të zgjasë deri më 19 korrik.

Ekspozita e fotografive MOnuMENTI prezanton monumente dhe ‘rrëfime’ pas tyre për të shfaqur se si janë zhvilluar konceptet e identitetit në vendet e Ballkanit perëndimor nga fillimi i shekullit XX e deri ne ditët tona.

“Qëndrimi ndaj monumenteve ekzistuese dhe ndërtimi i monumenteve të reja pasqyrojnë kulturat rajonale të kujtesës dhe zbulojnë konceptet ndryshuese te identitetit. Andaj, ekspozita dëshiron të promovojë një ballafaqim më konstruktiv dhe njëkohësisht më kritik me të kaluarën” thonë nga CBC “Loja”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button