Pas dëgjimit të dëshmitarit të parë është shtyrë seanca e rastit “Dhuna në Komunën Qendër”

Pas dëgjimit të një dëshmitari në Gjykatën Penale të Shkupit në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike, është ndërprerë seanca e sotme dhe është shtyrë për më 17 shtator, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme është dëgjuar vetëm këshilltari, dëshmitari Nikolla Gjeorgjievski.

Pas përfundimit të seancës së sotme, avokati Boro Tasevski, i cili u dënua dje për mungesë në seancë u mundua ta shpjegojë situatën në të cilën ndodhen pjesa më e madhe e avokatëve në lëndët e PSP-së.

“Kërkesa për dinamikën më të lartë në lëndët që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike nga ana e prokurores Katica Janeva është e orientuar drejt shkeljes së të drejtave themelore të të akuzuarve dhe të mbrojtësve në procedurat që i udhëheq kjo prokurori”, theksoi Tasevski, i cili e kishte patjetër që vetëm me Gruevskin të paraqitet në dy seanca që, sipas tij, është punë e pamundur.

I pyetur se nëse të akuzuarit e bëjnë me qëllim që të angazhojnë avokatë të njëjtë me qëllim që të shtyhen seancat, Tasevski tha se nuk ka qëllim të tillë  dhe se deri tani nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të akuzuar janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe 9 persona të tjerë.

Ata ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave përpara Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë, fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski dhe kanë marrë dënime me kusht. Për të akuzuarin e 7-të, Dimçe Kërstevski është duke u udhëhequr procedurë e ndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button