Një rrugë e Mitrovicës Veriore pagëzohet me emrin e Oliver Ivanoviqit

Me sugjerim të grupit të këshilltarëve të Listës Serbe, anëtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore miratuan sot vendimin me të cilin një rrugë në pjesën veriore të këtij qyteti do të merr emrin e kreut të vrarë të Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq.

Vendimi i këshilltarëve është që rruga ‘Nemanjina’, tash e tutje të quhet ‘Oliver Ivanoviq’.

Pas vrasjes së Ivanoviq, kolegët e tij të partisë dhe simpatizantët filluan dhe nënshkruan një peticion duke kërkuar që një rrugë në qytet të pagëzohej me emrin e tij. Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para selisë së partisë së tij dhe përgjegjësit për këtë vrasje ende nuk janë zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button