Gruevski po blen kohë, nuk u paraqit në seancën publike në Gjykatën e Apelit për ankesën për dënimin me burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot nuk u paraqit në Gjykatën e Apelit në seancën e rastit “Tank”, gjegjësisht për blerjen e mersedesit me vlerë prej 580.000 euro, transmeton Portalb.mk.

Në seancë nuk u paraqitën as avokatët e Gruevskit dhe për këtë shkak seanca është shtyrë për nesër.

Gruevski dhe avokatët e tij para gjykatës me parashtresë me shkrim janë justifikuar se duhet patjetër të paraqitën në seancën e rastit “Dhuna në Komunën Qendër”.

Gruevskit dhe ekipit të tij i konvenon zgjatja e seancave sepse nëse deri në tetor nuk sillet vendim fuqiplotë, lënda kundër Gruevskit vjetërsohet.

Ndryshe, ai nga Gjykata Penale është dënuar me dy vite burg dhe nëse deri në tetor Gjykata e Shkallës së Dytë e vërteton këtë aktvendim, atëherë Gruevski duhet të shkojë në burg.

I akuzuari i dytë, Gjoko Popovski ka marrë dënim me burg prej 6 vite e gjashtë muaj.

Përndryshe, dje filloi gjykimi edhe për të akuzuarën, ish-ministren e Punëve të Brendshme,  Gordana Jankullovska për të cilën ishte veçuar procedura për shkak shtatzënisë së rrezikshme. Ajo dje në seancë tha se nuk ndjen faj për veprën e bërë, ajo para gjykatës ajo u ankua se mediat kanë realizuar fushatë negative për të

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button