Koncerti “Arian Kërliu me miqtë” më 6 korrik në Kurshumli An

Qendra Informative – Kulturore në Shkup, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, më 6 korrik, 2012 (e premte) organizon koncert në kuadër të manifestimit “Të gjithë së bashku”. Koncerti i titulluar  “Arian Kërliu me miqtë”,  do të mbahet në Kurshumli An, me fillim në orën 21.00.
 
Në këtë koncert madhështor këngëtari i njohur Arian Kërliu së bashku me miqtë e tij të shumtë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria do të na dëfrejë me këngë nga më të njohurat.

Disa nga mysafirët e mbrëmjes do të jenë: Art Bend (Flamur Lokaj, Art Lokaj, Adian Bakalli, Dukagjin Muhaxheri, Yll Ismaili), Top Channel Band, Ledina Çelo, Ornela Bregu dhe të tjerë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button