fbpx

Vatikani e dinte se abuzimet ndaj fëmijëve në kishat në SHBA fshiheshin

Vatikani ka qenë në dijeni se abuzimet seksuale ndaj fëmijëve nga ana e qindra priftërinjve katolikë në Pensilvani të SHBA-së janë fshehur, tha kryeprokurori Josh Shapiro, duke iu referuar skandalit të fundit të abuzimeve ndaj fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi prova se Vatikani e ka ditur se abuzimet seksuale në kishë janë mbuluar”, tha kryeprokurori i Pensilvanisë në një program në televizionin NBC.

Ndërkaq, në një deklaratë tjetër më vonë në CNN, Shapiro tha se nuk e di “nëse Vatikani e ka informuar papën kur ka mësuar një gjë të tillë”, duke mos dhënë detaje se për çfarë provash bëhet fjalë.

Shapiro më tej theksoi se ekziston një qëllim i veçantë prapa fshehjes së skandalit.

“Kjo nuk ishte një mbulesë që është bërë vetëm për ta fshehur komunitetin apo kishën. Kjo në të njëjtën kohë ishte edhe një mburojë për të ikur nga sanksionet ligjore, mënyrë që juristët si unë të mos i ngarkonin me akuza për krimet e bëra”, shtoi kryeprokurori Shapiro.

Ai tha se pas deklaratave kanë zbuluar që zyrtarë të lartë kishtarë të Pensilvanisë dhe Vatikanit kanë fshehur në mënyrë sistematike abuzimet seksuale ndaj fëmijëve si rezultat i një hetimi dyvjeçar, ata kanë pranuar mbi 730 denoncime në linjën telefonike të krijuar.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës Mediale të Vatikanit, Greg Burke, tha se para se të japin një deklaratë në lidhje me zhvillimet, fillimisht kanë nevojë të pajisen me informacione të detajuara.

Ndryshe, zhvillimet vijnë pasi Shapiro më parë kishte njoftuar se pas një hetimi dyvjeçar, kanë zbuluar se zyrtarë të kishës në Pensilvani dhe Vatikan kanë fshehur në mënyrë “sistematike” abuzimet seksuale ndaj fëmijëve.

Juria hetuese kishte deklaruar se mbi 300 priftërinj kanë kryer abuzime që nga mesi i viteve të 50-ta, duke akuzuar qindra priftërinj të Kishës Katolike Romake për abuzim ndaj fëmijëve.

Në raportin e saj, juria kishte theksuar se besojnë që numri i viktimave është edhe më i madh, pasi disa prej tyre janë frikuar të deklarohen se kanë qenë të abuzuar.

Juria kishte thënë se numri më i madh i viktimave kanë qenë fëmijë meshkuj, duke shtuar se në mesin e abuzimeve seksuale bënin pjesë lloje të ndryshme të ngacmimeve, duke përfshirë edhe përdhunimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button