Maqedoni, do të rriten pagat e të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm

Qeveria në seancën e sotme të rregullt solli vendim për rritje të pagave të të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë për qind, duke filluar nga pagesa e pagës së shtatorit të këtij viti.

“Për rritje të pagave në arsimin fillor, për kuartalin e katërt të vitit 2018, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 99 milionë denarë, ndërsa për rritjen e pagave në arsimin e mesëm, gjithsej 40 milionë denarë”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Për realizim të rritjes së paraparë të pagave Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç thonë nga Qeveria, do të nënshkruajë marrëveshje me Sindikatën e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Me Marrëveshjet konfirmohen paga më e ulët për shkallën më të ulët të kompleksitetit për të punësuarit në shkollat fillore e cila do të jetë 12.714 denarë dhe paga më e ulët për shkallën më të ulët të kompleksitetit për të punësuarit në shkollat e mesme e cila do të jetë 13.117 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button