Në Iran u arrestuan dhjetëra agjentë

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmoud Alavi, njoftoi se janë arrestuar dhjetëra agjentë të cilët punojnë në institucionet shtetërore në emër të shteteve të huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Alavi në një program të televizionit shtetëror foli në lidhje me sigurinë kombëtare në vend.

Me këtë rast ai bëri të ditur se janë arrestuar dhjetëra agjentë në institucionet shtetërore, të cilët sipas tij kryejnë aktivitete në emër të shteteve të huaja. Alavi nuk dha informacione lidhur me atë se për cilat shtete kryejnë aktivitete dhe kur janë arrestuar personat në fjalë.

Alavi po ashtu tha se “një anëtar i kabinetit të një shteti armik punon për inteligjencën e Iranit”, por nuk dha informacione në lidhje me atë se kush është dhe nga cili shtet është ministri në fjalë. Mendohet se Alavi i referohet ish-ministrit për Energji të Izraelit, Gonen Segev, i cili u arrestua pak kohë më parë për spiunim në emër të Iranit.

Alavi njofton se edhe në stafin shtetëror janë identifikuar zyrtarët e nivelit të lartë të cilët kanë dyshtetësi dhe se ata janë larguar nga detyrat e tyre.

Në Iran, ndryshe nga shumë shtete tjera nuk pranohet praktika e dyshtetësisë dhe po ashtu nuk lejohet që personat në fjalë të punojnë në institucionet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button