Hapet konkursi për pranimin e 1.000 praktikantëve

Duke filluar prej ditës së djeshme, agjencia për punësim ka shpallur konkursin për pranimin e rreth një mijë praktikantëve për punësim nëpër kompanitë e mirënjohura, me ç`rast apelohet që të konkurrojnë të gjithë të interesuarit e rinj të moshave deri 27 vjet, që kanë kryer së paku shkollën e mesme. 

Me këtë program parashikohet përfshirja e të rinjve të papunë të cilët do të angazhohen në kompanitë më të njohura të vendit. Dy trajnimet praktike do të zgjasin 3 muaj, ku praktikantët do të marrin nga 5 mijë denarë në muaj, ndërsa do të paguhet edhe tatimi personal dhe sigurimi i tyre në punë. 

Në këto raste, kompanitë që pranojnë praktikantët janë të obliguar që të punësojnë 50 për qind të personave të angazhuar dhe t’i mbajnë ata në punë së paku për një periudhë prej 1 viti. Deri tani nga 442 praktikantë të angazhuar më parë, 181 prej tyre janë të punësuar në sektorë të ndryshëm. 

Aplikimi bëhet në të gjitha 30 qendrat për punësim në Maqedoni, ndërsa informata më të hollësishme mund të merrni në klubet për punësim në 30 qendrat e Agjencisë për punësim të R. së Maqedonisë, si dhe në ueb faqen www.avrm.gov.mk./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button