Studimi më i fundit: Femrat janë shofere më të mira se meshkujt

Femrave për dekada me rradhë u është dashur të durojnë talljet ndaj tyre për sa i përket mënyrës se si e ngasin makinën. Një raport i ri pretendon se ka ardhur koha për ti dhënë fund këtij debate- me fakte konkrete se femrat janë shofere më të mira sesa meshkujt. Meshkujt kanë katër herë më shumë gjasa që të përfundojnë në gjyq për krime automobilistike sesa femrat. Kjo reflektohet nga fakti se burrat paguajnë 92 Paund në vit më shumë se femrat për sigurimet e tyre, shkruan Bordo.al. 

Sipas një studimi të kryer në Angli rreth 585.000 shoferë përfunduan në gjyq vitin e kaluar për krime automobilistike. 8 nga 10 persona ishin meshkuj- nga këto 1 nga 4 ishin gra. Më shumë meshkuj se femra u ndaluan në gjendje të dehur, me shpejtësi jashtë normës së lejuar dhe pa sigurim makine.

Nga rapotri u zbulua se meshkujat kanë më shumë gjasa që të krijojnë vese të këqija drejtimi. Për shembull 1 në 4 meshkuj pranuan se nuk ndiznin sinjalin kur ndërronin korsi krahasuar me 1 në 6 femra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button