Rusia në përgatitje të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e saj

 Ushtria ruse është në përgatitje të stërvitjes ushtarake me pjesëmarrje më të gjerë që nga periudha Sovjetike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, dha deklarata në lidhje me stërvitjen të quajtur “Vostok-2018” në qytetin Abakan të Siberisë.

Ai duke tërhequr vëmendjen se stërvitja ushtarake do të jetë me pjesëmarrje më të gjerë që nga periudha e Bashkimit Sovjetik, kur në vitin 1981 u zhvillua stërvitja “Zapad-81” (Perëndim), tha se në stërvitje do të marrin pjesë rreth 300 mijë ushtarë dhe mbi një mijë automjete ushtarake.

Shoygu gjithashtu njoftoi se në stërvitjen që do të zhvillohet në pjesët lindore dhe qendrore të vendit, do të marrin pjesë Flota Veriore, Flota e Paqësorit dhe të gjitha elementet e forcave ajrore.

Stërvitja do të zhvillohet mes datave 11-15 shtator në lindje të Rusisë dhe Siberisë, ndërsa në një fazë do të marrin pjesë edhe ushtritë e Kinës dhe Mongolisë.

– NATO kishte reaguar ndaj “Zapad-2017”

Një stërvitje tjetër ushtarake të Rusisë me emrin “Zapad-2017” të zhvilluar me Bjellorusinë vitin e kaluar, ishte kryer në rajonin në afërsi të kufijve të Evropës, ku zyrtarisht morën pjesë 12 mijë e 700 ushtarë.

Ndërkohë NATO kishte reaguar në stërvitjen e bërë në kufijtë e saj lindor, ndërsa kishte pohuar se numri i ushtarëve pjesëmarrës është më i madh se ai i njoftuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte theksuar se aleanca nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë.

Për stërvitjen kishin reaguar edhe Polonia, Lituania dhe Ukraina.

– Stërvitja “Zapad-81”

Në stërvitjen “Zapad-81” në periudhën e Bashkimit Sovjetik kishin marrë pjesë mbi 100 mijë ushtarë.

Stërvitja ishte ndër stërvitjet ushtarake më të mëdha operacionale dhe strategjike të historisë sovjetike të zhvilluar në Ukrainë, Bjellorusi, shtetet dhe deti Baltik me njësitë ushtarake dhe flotat e Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste (BRSS).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button