Georgievski: Me Gjingjiçin biseduam për shkëmbim territoresh

Ish kryeministri dhe lider i parë i VMRO-DPMNE-së Ljubço Georgievski në librin autobiografik të tij që së shpejti do të promovohet “Ky jam unë”, zbulon të dhëna të reja të panjohura deri tani, shkruan gazeta serbe Veçernje novosti.

Sipas gazetës që publikon pjesë nga libri, Georgievski kishte biseduar me ish-kryeministrin serb, të ndjerin Zoran Gjingjiç rreth shkëmbimit të territoreve mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Një nga detajet e librit të Georgievskit që publikon gazeta është edhe biseda 15 minutëshe që Georgievski e kishte zhvilluar me Millosheviçin në Hagë, gjatë kohës kur kishte vizituar atëherë të burgosurin Ljube Boshkovski.

Georgievski shkruan se gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë ishte ftuar  në Shtëpinë e bardhë në Uashington, dhe se sipas tij sekretarja e atëhershme e shtetit Medlin Ollbrajt, kishte kërkuar nga Georgievski që trupat e NATO-s ta fillojnë sulmin tokësor ndaj Serbisë përmes territorit të Maqedonisë. Georgievski shkruan se ai ka pranuar këtë plan, por se NATO-ja asnjëherë nuk e realizoi. 

Georgievski  ka thënë se nga distanca 20 vjeçare është i bindur se Maqedonia do të ishte vend më i zhvilluar po të zgjidhej president i parë Petar Goshev, lideri komunist që i rezistonte Jugosllavisë, e jo Kiro Gligorov.

Për ish-Presidentin Boris Trajkovski, Georgievski ka shkruar se ai nuk kishte kapacitet për të qenë President i vendit, ndërsa fitoren e tij në vitin 1999 e ka quajtur fitore të Pirros të VMRO-DPMNE-së. Gligorov dhe Cërvenkovski kishin kapacitet për të qenë president, ndërsa Trajkovski dhe Gjorge Ivanov jo ka shkruar Georgievski në memoaret e tij.

Lidhur me gjendjen politike aktuale në Maqedoni, Georgievski tha shkruar se maqedonasit janë falsifikatorët më të mëdhenj të historisë së Ballkanit, dhe se ata “do ti mallkojë qumështi i nënës”, sepse kanë hequr dorë nga “Shën Klimenti” dhe “Shën Naumi”.

Marrë nga Veçernje Novosti

Lajme të ngjashme

Back to top button