Haradinaj i premton Leonora Jakupit se eshtrat e babait të saj dhe të Kolonel Krasniqit do të kthehen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se qeveria e tij ka marrë vendim që eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit të kthehen në vendlindje.

Këtë, Haradinaj e tha pas një takimi që zhvilloi me këngëtaren Leonora Jakupi, babai i së cilës është i varrosur bashkë me Kolonel Krasniqin.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje”, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net.

Tutje, Haradinaj tha se duke qenë se dëshmori Qazim Milazim Jakupi është i varrosur me Kolonel Krasniqin, “të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”.

Ahmet Krasniqi, ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë në moshën 50-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button