Urtësia mbi mendjemadhësinë

Duke kapur librin e jetës doja të shfletoja atë gjë e cila po e shqetëson çdo të ri ne ditën e sotme. Duke mos menduar për më të mirën tonë po i akuzojmë të tjerët se mendimet e tyre janë pa bazë dhe nuk kanë vlerë mbi ne, sepse ajo që donim të tregonim ne ështe një far lloj modernizimi i tepërt që nuk po na çon drejt më të mirës por po na zhyt e mbyt në errësirën e mendjemadhësisë dhe hipokrizisë sonë.

Mendojmë se cili nga ne do te jetë mbi të tjerët, cili nga ne do të jetë më i aftë për ta mposhtur tjetrin, cili nga ne të duket më bukur se shoku i tij, të jetë më i ditun me kryeboshllëkun e tij, të bëhen ata të cilët nuk janë e të mëndohen se kulmi i të gjithave janë po ata…

Gabim fatal i cili po përsëritet te çdo i dyti prej nesh…  duke mos degjuar këshillat të cilat po na jepen po mundohemi të bëjmë këshilla mbi vetveten duke thënë : Kush është si unë??!!…. Çfarë, një tjetër më i mirë se unë ??!!- Asnjëherë….  Jam mbi të gjithë… Kush je ti të të dëgjoj tek sa m’këshillon… Pse të veproj sipas rregullave tua ??!!….

Po çuditeni e po habiteni se kush po i përdor këto fraza ndonëse të pakuptimta për momentin mirëpo të realta tek sa po i përdorni edhe ju miqtë e mij. Secili nga nesh të paktën një herë ka përdorur ndonjërën prej frazave të lartpërmendura se paku një her në jetën e tij.

Nuk po e përjashtoj mendimin se shumica po në këtë moment ndonëse edhe e bën një gjë të tillë duke lexuar rreshtat e këtij shkrimi të cilin po e flas si një gjë reale dhe jo nga mendjemadhësia apo aktrimi se jam njeri i hapur per të gjitha gjërat të cilat ndodhin në jetë…

Edhe unë jamë një nga ju… një vajzë e re e cila shpeshëhër nuk përfill ndonësë mendimet e më të moshuarve… Gabimi ndodhet e them po prap te unë, nuk mundem të kem njohuri mbi jetën më tepër se ata të cilët jetuan dekada më parë se unë, nuk mundem ta kuptoj më mirë se tjerët lojrat e jetës të cilat janë gracka te thurrura për secilin nga ne… Se si do ti tejkalojmë ato na mbetet ajo përgjegjshmëri neve dhe asnjë tjetëri…

Këshillat janë të mirseardhura prej secilit qoftë ai, më i moshuar apo më i ri se ne, një këshillë nuk bën dëm veçse të siguron që të mos gabosh në udhëtimin tënd të jetës , të cilit nuk i dihet fundi. Ajo mund të jetë shumë e gjatë por njëkohësisht edhe shumë e shkurtër për disa gjëra, prandaj të mundohemi që ti respektojmë e mos ti menjanojmë mendimet e këshillat të cilat janë të drejtuara për ne, të behemi më të logjikshëm e më falënderues ndaj të gjitha gjërave që na i fali jeta dhe Perëndia.

Shkruan: Xhemile Kastrati,

Studente pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button