Efikasiteti i PSP-së nën hijen e kërkesës për amnisti të pjesëtarëve të VMRO-së

Kuvendi i Maqedonisë duhet të ndryshojë ligjin që të definohet puna dhe mandati i PSP për të përfunduar hetimet, pasi që kjo do të mundësonte rritje të nivelit të pushtetit gjyqësor dhe dhënie të përgjegjësisë për krimet e bëra, transmeton Portalb.mk

“PSP”-ja të ketë kujdes në amnistinë që kërkohet nga të akuzuarit

Ish gjykatësja në Gjykatën e Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirjana Llazarova Trajkovska thotë se PSP-ja në moment duhet t’i kushtojë vëmendje kërkesës për amnisti nga të akuzuarit në rastet e saj.

“Çështja e amnistisë e cila kërkohet nga të akuzuarit, duhet mirë të shqyrtohet nga gjykatësit. Në këtë duhet të kihet parasysh në praktikën evropiane. Të mos injorohet”, tha Llazarova.

Ndërkaq shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, realizues i raportit të parë për punën e PSP-së, Mishel Prins duke potencuar se “raporti nuk është realizuar që të lavdërojë dhe apo kritikojë, por vetëm të tregojë atë çfarë është parë dhe vlerësuar gjatë zhvillimit të seancave për rastet e PSP-së”, ka treguar se nëpërmjet tij tentohet të ngritet niveli i pushtetit gjyqësor.

“Ligjet e pamundësojnë përgjegjësinë e të dyshuarve për korrupsion. Për momentin zhvillohet 12 hetime, fati i të cilave është e paqartë. Për këtë shkak legjislativi duhet të bëj ndryshime në ligjet aktuale, të cilat kanë të bëjnë për punën dhe mandatin e kësaj Prokurorie”, tha Prins.

Gjykata kanë qasje selektive ndaj rasteve të PSP-së

Prokurorja Katica Janeva shprehu pakënaqësi për, siç thotë ajo, qasjen selektive që gjykata ka ndaj rasteve të saj. Ajo tha se si është e mundur që të punohet për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, a kurse për “Titanik” është caktuar vetëm një seancë.

“Kur jemi te dinamika e zhvillimit të seancave gjyqësore, ajo nuk duhet të kalojë kohëzgjatjen prej 6 muaj. Ne kemi rast që prej dhjetorit të 2017-s kemi nisur hetimin. Për rastin “Titanik” është caktuar vetëm një seancë gjyqësore, kurse për rastin e 27 prillit e 2017-s gjykata ka mbajtur më shumë seanca. Këtu përfundoj se gjykata ka qasje selektive ndaj rasteve të PSP-së”, tha Janeva

Prokurorja Janeva ka kërkuar që Gjykata e Apelit të përgjigjet më shpejtë ndaj kërkesave të PSP-së, ani pse kjo nuk parashihet me ligj.

“Ankesat që u parashtruar për kohëzgjatjen e masave të paraburgimit u vonuan shumë. Edhe pse kjo nuk parashihet me ligj se për sa kohë duhet të përgjigjet Gjykata ndaj ankesave, vlerësoj se gjykata ka vepruar në kundërshtim me ligjin, kur ka zgjatur kohëzgjatjen e ekstradimit të të dyshuarve”, tha Janeva.

Bashkëpunimi PTHP – PSP është përmirësuar

Prokurorja speciale Katica Janeva ka shprehur kënaqësi për vetëm një arsye, përmirësimin e raportit ndërmjet Prokurorisë Themelore Publike dhe Prokurorisë Speciale Publike, e cila sipas saj ka ndihmuar në rritjen e transparencës së të dyja prokurorive.

“Bashkëpunimi ndërmjet PTHP-së dhe PSP-së është përmirësuar, dhe kjo ka ndihmuar në rritjen e transparencës gjatë sjelljes së vendimeve”, tha Janeva.

Përndryshe, prokurorja Janeva njoftoi se më 15 shtator do të publikohet raporti i gjashtë gjashtëmujor dhe në të të përfshirë do të jenë edhe gjykatësit.

Ndryshe, gjithsej 142 persona akuzohen në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq më së shpeshti për veprën për të cilën ndiqen të akuzuarit është keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar, tregon raporti i ri OSBE-së për aktivitetet dhe lëndët e Prokurorisë Speciale, për periudhën nga shtatori i vitit 2015-të deri në janar të vitit 2018.

 

Raporti i OSBE-së: Prokuroria Speciale akuzon 142 persona, udhëheq 12 hetime

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button