IRI me anketë të re për rejtingjet e partive politike në Maqedoni (FOTO)

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 21% e elektoratit do të votonin për LSDM-në, ndërkaq 20% për VMRO-DPMNE-në. Te blloku shqiptar, 7% do të votonin për BDI-në, 2% për Aleancën për Shqiptarët, 1% për Lëvizjen BESA të Billal Kasamit, 1% për Lëvizjen BESA të Afrim Gashit, 1% për PDSH-në dhe 1 % për partitë tjera. Këto janë të dhënat e anketës më të re të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), njofton Portalb.mk.

2% e të anketuarve kanë deklaruar se do ta prishnin fletëvotimin, 4% nuk do të votonin, 19% nuk janë të vendosur, ndërkaq 23% kanë refuzuar të përgjigjen.

Krahasuar me vitin e kaluar, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë rritje për 1%, ndërkaq BDI mban rejtingun e njëjtë. Aleanca për Shqiptarët ka zvogëlim për 3%, ashtu sikur Lëvizja BESA e Kasamit dhe Gashit, të cilët nga 4%, kanë rënë në 1%.

16% nga të anketuarit e shohin si personazh favorit në politikë, liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin. Pasi tij, është ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 7%. 5.6% e të anketuarve e favorizojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, 5% presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, 2% ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, 1% liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, 1% ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe 45% nuk kanë treguar.

Në lidhje me atë se në cilin televizion më shumë ndjekin lajme politike, të anketuarit si të parën e kanë renditur “Kanal 5”, pas saj “Sitelin”, më pas “Alsat M”, “Telma”, “24 Vesti”, “RTVM1”, “Alfa”, “Shenja”, “TV21”, “MTV2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button