Norvegjezët fillojnë projektin më të madh infrastrukturor që kushton 47 miliardë dollarë (Foto/Video)

Norvegjia është duke u përgatitur për ta realizuar projektin më të madh infrastrukturor në historinë e këtij vendi.

Ideja e qeverisë është që ta zbut kaosin në trafik me projektin e shumëpërfolur që lidh pjesën perëndimore, jugore dhe atë veriore, ku janë nevojitur plotë 21 orë për t’i përshkuar këto anë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për rrugën 1.110 kilometra që qon drejt rrjetit të fjordit, dhe të paktën disa tragete duhet ndërruar për të arritur në destinacion.

Projekti i ri i autostradës bregdetare synon të eliminojë nevojën e udhëtimit me tragete, duke ndërtuar një sërë urash dhe tunelesh që kalojnë përmes fjordeve.

Megjithatë, shumë fjorde përgjatë rrugës janë shumë të gjera apo shumë të thella në mënyrë që të mund të kalojë infrastruktura konvencionale, dhe për këtë arsye Administrata Publike e Norvegjisë është duke shqyrtuar një zgjidhje inovative.

Vlera e këtij projekti thuhet se kalon shumën e plotë 47 miliardë dollarëve. Rogfasti do të lidhet me Stavangerin dhe Haugesundin në një gjatësi prej 27 kilometrave, ku 16 milje do të kalojnë nëpër tunele. Kjo strukturë do të ndërtohet në 390 metra thellësi nën nivelin e detit, duke u bërë kështu tuneli më i gjatë në botë nënujor.

Projekti Rogfast do të përbëhet nga dy tunele, ku çdo 250 metra do të kenë me dalje emergjente në rast të ndonjë fatkeqësie. Çdo tunel do të ketë linja telefonike dhe kamera të sigurisë për të mbikëqyrur gjithçka.

Puna në këtë projekt pritet të fillon gjatë këtij viti, kurse pritet të përfundon në vitin 2026, dhe vlera e fazës së parë do të kushtojë dy miliardë dollarë.

Për të kaluar në disa fjorde tjera, një grup inxhinierësh kanë bashkuar forcat për ta gjetur një zgjidhje sa më të mirë. Për shembull, fjordi Bjornafjord që gjendet në jug të Bergenit, është i gjerë 5 kilometra dhe arrin thellësinë prej 600 metra.

Për ta kaluar këtë pjesë të ujit, është propozuar për një urë lundruese që lidhet në të dy anët e bregut. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button