Ndeshje e rëndë trafiku në Aerodrom

Një ndeshje e rëndë ka ndodhur në bulevardin Jane Sandanski në lagjen e Aerodromit të Shkupit. Makina që ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim nga Novo Lisiçe drejt stacionit hekurudhor, ka goditur makinën e cila ka qenë e parkuar para ëmbëltores “Palma”.

Siç tregojnë dëshmitarët për mediat maqedonase, çdo gjë ka ndodhur si në film. Automjeti i tipit golf ka vozitur në linjën e djathtë të bulevardit. Duke u përpjekur që të kalojë në linjën e mesme e ka  kapur nga ana e poshtme makinën e parkuar në këndin e majtë, por për shkak të shpejtësisë së madhe nga fuqia e goditjes makina e parkuar është kthyer në kulm. 

Edhe pse e parkuar, në makinën ka pasur udhëtarë. Njerëzit që kanë qenë të ulur në kafenetë, menjëherë kanë vrapuar dhe kanë kthyer makinën nga e cila ka filluar të dalë tym të madh dhe i kanë nxjerrë njerëzit. Sipas informacioneve paraprake të vdekur nuk ka, kurse për seriozitetin e lëndimeve nuk dihet. Hetimi zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button