Petar Atanasov do të zgjedhet zëvendës-ministër i Arsimit

Deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, sot në seancë kuvendore pritet që të zjedhet për zëvendës-ministër i Arsimit dhe Shkencës, njofton Portalb.mk.

Pika për emërimin e zëvendës-ministrit të Arsimit është e vendosur në pikën e 20-të të seancës së Kuvendit të Maqedonisë.

Atanasov më 23-tin e këtij muaji ka dhënë dorëheqje nga funksioni deputet, ndërkaq në vend të tij duhet që të ulet, Snezhana Kapeska – Vançeva nga lista e LSDM-së në Njësinë Zgjedhore 1.

Në rend dite të seancës së 58-të, në seancë kuvendore janë vendosur gjithsej 34 pika nga fusha të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button